Ekonomi

Rama: Heqim tatim fitimin për biznesin e vogël deri në 14 mln lekë xhiro








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:19 - 22/09/20 |
mapo.al

Kreu i Qeverisë, Edi Rama së bashku me ministren e Financave, Anila Denaj dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë njoftuar se nga korriku kanë hyrë në fuqi vendimet për të përjashtuar biznesin e vogël me xhiron deri në 14 milion lekë nga tatim fitimi.


Kryeministri tha se edhe bizneset e vogla që janë nën 10 milion lekë xhiro, do të përjashtohen edhe nga TVSH-ja, por edhe nga tatim fitimi.


“Sot me vendim të Kuvendit të Shqipërisë qysh në muajin korrik bizneset e vogla të cilat kryejnë xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguajnë asnjë tatim fitimi, zero.


Ndërsa bizneset e vogla deri në 10 mln lekë të reja s’paguajnë TVSH, zero. Këtë mbështetje dhe kornizë në Shqipëri e ka si i vetmi pa taksa dhe pa TVSH deri në 10, pa taksa dhe me TVSH deri në 14 mln lekë të reja.


Të gjithë anëtarët e komunitetit të biznesit të vogël, paguanin 10% tatimin mbi fitim. Rreth 60 mijë tatim pagues. Këto biznese jo vetëm paguanin 10%, por edhe një tjetër për pushtetin vendor.


Tatim i 2-fishtë, që më pas në periudhën tonë filloi të zhbëjë deri sa vijnë në këtë moment që është historik , super nxitës për ata që merren me biznes të vogël, apo duan të krijojnë punë e 0 taksë dhe 0 TVSH, deri në 10 milionë lekë të reja, dhe vetëm TVSH deri në 14 milionë lekë të reja.

Shifër domethënëse është se shteti dhe qeveria i ka marrë biznesit të vogle nga 2006-2013, 19 miliardë lekë tatim. Ndërsa nga 2014-2019, biznesi i vogël ka paguar vetëm 5.3 miliardë, ky është fakt”- tha Rama.


Etiketa: , , ,

Pas