Kryesore

Rama i çon propozimin, Meta dekreton brenda pak minutash ministren e re të Arsimit, Evis Kushi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:26 - 17/09/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta nuk ka pritur afatin 7 ditë, por brenda pak minutash, ka dekretuar emrin e Evis Kushit si ministre të re të Arsimit. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit të Presidentit.





“Presidenti Meta dekreton brenda pak minutash Ministren e re te Arsimit, znj.Evis Kushi”, njoftoi Presidenca.





Emri i Evis Kushit u dërgua sot nga kryeministri Rama për dekretim nga Presidenti. Evis Kushi u emërua nga kryeministri Edi Rama si ministre e Arsimit, pas largimit të Besa Shahinit.


Vetë Evis Kushi e ka quajtur “provimin më të vështirë” propozimin e kryeministrit për ministre Arsimi.


“Ju falenderoj pamasë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme.

Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan.

Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë”, u shpreh Kushi dy dite me pare.

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas