Aktualitet

Rama i drejtohet Gjykatës, konfirmohet mandati i Valbona Sakos






               Publikuar në : 13:36 - 19/07/19 |
mapo.al

Gjykata e Durrësit ka konfirmuar mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiakja e re e Durrësit. Vërtetimi erdhi pas kërkesës për ta bërë këtë gjë që i ka dërguar Partia Socialiste dje, firmosur nga kryesocialisti Edi Rama.


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i është drejtuar të enjten me një kërkesë Gjykatës së Durrësit, duke i kërkuar të njohë fituesen e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në Bashkinë Durrës, Valbona Sako.

Shorti i ra gjyqtari Shpëtim Reka, i cili mori një vendim të ndryshëm nga kolegia e tij që i quajti të pavlefshme zgjedhjet për shkak të regjistrimit të Bindjes Demokratike përtej afateve.

Të njëjtën strategji pritet që PS-ja të ndjekë edhe me Vorën, pra duke përsëritur kërkesën, këtë herë jo nga kandidati fitues, por si subjekt Partia Socialiste me kryetar Edi Ramën.

MAPO raportoi ekskluzivisht dy ditë më parë se Gjykata e Durrësit refuzoi t’i japë mandatin Sakos me argumentin se partia Bindja Demokratike, pjesëmarrëse në zgjedhje me kandidatë, u regjistrua në KQZ në shkelje me afatet ligjore. Por ky vendim i gjyqtares Mimoza Margjeka tashmë bie pas rishqyrtimit të çështjes me një tjetër gjyqtar i cili bëri njohjen e mandatit të kryebashkiakes së re të Durrësit.


Etiketa: , , , ,

Pas