Aktualitet

Rama i hakërrehet deputetëve të opozitës së re: S’dini të flisni














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:58 - 05/12/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetët e opozitës së re në parlament. Kreu i qeverisë gjatë fjalës në Kuvend i është “përveshur” pakicës, duke thënë se shumica prej tyre ka probleme me shqipen dhe të folurin.






Për Ramën, deputetët e pakicës në Kuvend duhet ta mbajnë me ndër karrigen e parlamentit, ndërkohë që pohoi se ish-deputetët dinin të flisnin më mirë.Sipas Ramës, shumica e deputetëve që hynë rishtaz në Kuvend, kanë probleme me vendosjen e “kallëzuesve në vendin e duhur”.


“Po pati mundësi këto muhabetet e rrugës i lini jashtë këtij vendi. Mos hajdeni këtu edhe të na bëni si më të zotë se ata. Se nuk jeni më të zotë se ata. Shumica prej jush nuk dinë të flasin. Shumica prej jush kanë problem me vendosjen e kallëzuesit në vendin e duhur.







Ju jeni pasojat e tërmetit të opozitës. Ra opozita gërmadhat jeni ju, ata nuk e di se ku janë. Mos mi merrni për keq këto fjalë. Në këtë fazë ju kërkoj pak përmbajtje nga fjalori i përditshme”, tha kryeministri me ironi




1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas