Kryesore

Rama i jep medaljen e mirënjohjes kryeministrit bullgar: Ka bërë avokatin e Shqipërisë në BE














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:54 - 04/06/18 |
mapo.al

Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë konferencës së përbashkët, kryeministri Edi Rama tha se i ka dorëzuar kryeministrit bullgar medaljen e mirënjohjes, pasi sipas tij ka bërë avokatin e Shqipërisë në BE.






“I dorëzova kryeministrit Borissov medaljen e mirënjohjes, pasi ai ka bërë avokatin e Shqipërisë në BE. Marrëdhënia me Bullgarinë është pozitive. Diskutuam së bashku procesin e vështirë të reformave si dhe shpresojmë të kemi një lajm pozitiv për hapjen e negociatave”- tha Rama.


Ndërkohë gjatë fjalës së tij kryeministri bullgar tha se 3 vende të BE janë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë në BE.







“Duhet t’i bindim vendet që na kanë mbetur në këtë drejtim për të qenë pro BE. 2-3 shtete janë kundër hapjes së negociatave të BE. Shqipërisë duhet t’i jepet data për hapjen e negociatave. Ju falënderoj për medaljen,. Unë mendoj se kjo është për të gjithë ne që të tregojmë përpjekje, ndaj jam i bindur që Ballkani mund të bëhet një vend i mirë. Shqetësohem kur qeveria turke zhvillon stërvitje pranë kufirit të Kosovës, që ka manovra. Mendoj se gjatë muajve dhe viteve të ardhshme të punohet akoma më mirë”, tha ai.

Lexo edhe :  Më në fund, Rama me një vepër të madhe



 



1


Etiketa: , , , ,

Pas