Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i kapur nga mafia.
Sipas Bardhit, buxheti i shtetit është vënë në shërbim të malavitës.
Ai ka komentuar lajmin për blerjet që Ministria e Jashtme ka bërë tek dyqani i Gallos së ‘Ndranghetas’, në Tiranë.
Statusi i plotë i Gazment Bardhit:
Edi Rama erdhi në pushtet nga mafia dhe po qeverisë për mafian.
Në 8 vjet ka braktisur dhe mashtruar shqiptarët. Asnjë mbështetje, asnjë investim, asnjë projekt në dobi të qytetarëve. Buxhetin e Shtetit e ka vënë në shërbim të mafias.
Më 25 Prill të gjithë bashkë për të bërë realitet ndryshimin dhe për ti kthyer qeverisjen qytetarëve! Më 25 Prill #FitonShqipëria
1
Etiketa: Buxheti i Shtetit, Edi Rama, Gazment Bardhi, Mafia