Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konference të përbashkët me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, ku nuk kanë munguar thirrjet ndaj SPAK për nisjen ehetimeve të reja.
Rama ka kërkuar nga SPAK, që të hetojë ngjarje si 21 Janari dhe Gërdeci.
“Nuk e kërkoj hetimin nga SPAK për çështje personale dhe karrierës politike, por lidhte me investimin më të madh politik dhe moral që është bërë në këtë vend që është reforma në drejtësi, dhe drejtësia”, tha Rama.
“E kemi vënë ne gurin e themelit të drejtësisë dhe nuk mund ta mbulojë rëra e të kaluarës me tendenca regresive”, shtoi ai.
Më tej, ai iu është përgjigjur zërave që i quajnë thirrjet e kryeministrit Rama ndaj SPAK, si shenjë paniku dhe frike.
“Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti dhe një ish-kryeministri të shpallur non grata nga SHBA, me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejpërdrejtë me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Nuk kam kërkuar dënim por hetim. Të hetohet 21 janari dhe Gërdeci”, sqaroi Rama.