Kryesore

Rama i kthen kurrizin Venecias, ja si vjen ky imazh në Mapo








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:33 - 25/11/20 |
mapo.al

Edi Rama ka vendosur ta shtyjë mesa të mundet Opinionin e Komisionit të Venecias, lidhur me ndryshimet e njëanshme që i bëri Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, disa muaj para zgjedhjeve, duke prishur marrëveshjen politike të 5 Qershorit.



Siç gazeta Mapo ka zbuluar, qeveria ka shtyrë vazhdimisht takimin me përfaqësues të Komisionit të Venecias, qartazi duke treguar se nuk e dëshiron mendimin e tyre për këtë çështje.


Ekspertët e Komisionit kanë zhvilluar dje dhe pardje konsultime me faktorë të tjerë në vend, me Presidentin, Opozitën, KQZ dhe organizata të shoqërisë civile, por jo me qeverinë.




Qeveria nuk e ka konfirmuar takimin, dhe kjo mund të jetë hera e parë në këto 3 dekada.



Komisioni i Venecias u vu në lëvizje nga një kërkesë zyrtare e Presidentit Meta, i cili i shkroi këtij organizmi, pais ktheu në Kuvend, ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.


Komisioni i Venecias, do ta jepte opinonin në mes të dhjetorit.

Rama vetë u shpreh se ai e mirëpret një gjë të tillë, por jo për këto zgjedhje.

Komisioni i Venecias, në mënyrë të përsëritur ka hedhur poshtë, nisma dhe ligje të Edi Ramës, duke i gjetur ato në kundërshtim me partimet demokratike dhe me të drejtën.

Mjeshtri Bujar Kapexhiu e ka sjellë këtë moment në punimin e sotëm për gazetën Mapo. Kjo karikaturë po bëhet sakaq virale në rrjet.

 

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas