Kryeministri Edi Rama nuk hezitoi t’i kujtojë sërish Lulzim Bashës problemet e brendshme në parti. Ai madje e ironizoi edhe për mbështetjen e 95% të demokratëve, që pretendon kryedemokrati.
Ironinë e përforcoi duke e sfiduar që me akuza ndaj tij t’i shpërthejë kur të jetë në gjendje të mbledhë 50 demokratë jashtë selisë së PD.
“Sa për pranë njerëzve nuk ma tregon dot mua ti. Sa kilometra dhe sa njerëz kam takuar unë për shkak të detyrës nuk i kanë takuar bashkë të tërë kryeministrat që nga formimi i shtetit shqiptar kurse zotërote nuk takon as partinë tënde sot, nuk del sot nga zyra të shkosh të takosh njerëzit e tu, të partisë tënde dhe më tregon ti mua se çfarë është të jesh pranë njerëzve. Ti nuk e mëson dot se je vonë, por të paktën dilju zot atyre njerëzve të tu se i ke dhe 95% dhe mos i lër rrugëve.
Mos hajde këtu të bësh leksione morali dhe mos hajde këtu të ndysh shtëpitë e shqiptarëve sa herë del, ul dhe ngri hajduta, kriminela, bos e stërbosa se nuk ta ka borxh njeri Lulzim. Arsyeja pse ti nuk fiton nuk janë as kriminelët, as bosët, as të gjitha to që ti rendit. Arsyeja pse ti nuk fiton je ti, me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush. Ti gënjen veten tënde dhe mund të gënjesh dhe të tjerët për njëfarë kohe por ndrysho sa nuk është vonë. Jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë bashkarisht, për të respektuar dhe ty me partinë tënde. Por që kjo parti është partia më e bukur e lindjes, Give me a break! Miss Lindja! Ti mund të jesh mistër Lindja sot por lind më në fund.
Mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelenat e mjekut, bëhu burrë dhe mos hajde këtu me dëngla, akuza, shpifje, baltë dhe llumë. Hajde me argumenta. Sa për ata që gdhihen në çadra, nuk e di ku i sheh se zgjodhesh shumë vonë dhe kur ti zgjohesh ata që janë në çadra janë në punë. Në çadra nga dita e parë dhe sot janë 400 familje, janë dhe sot. Por mund të gërmosh se nëse ndonjë nga ata nuk marrin bonusin e qirasë. Ata rrinë në çadra se ndryshe nga ti punojnë, e nxjerrin bukën me punën e tyre dhe jo të tjerëve, ndryshe nga ty si ka mbajtur njeri në krah me vite të tëra duke i prezantuar sikur po bëjnë atë që ti ke bërë sikur e ke bërë, rrinë në çadra se e kanë larg tokën, fermën, gjenë e gjallë nga zona ku mund të marrin apartamente. Ti kur u qan hallin të tjerëve dhe sidomos popullit mban një erë hipokrizie që edhe këta që janë me ty e kanë të vështirë ta përballojnë.
Edhe këta aq shumë e kanë gënjyer veten që ti je lideri i tyre saqë edhe tani çdo ditë gdhihen dhe ngrysen me idenë je ti apo nuk je ti, mund të jesh vërtet ti ai që këta vërtet i kanë thenë vetes apo mund të mos jesh. Por kjo nuk është puna ime por kur vjen këtu dhe bën të fortin kujtohu çfarë ke bërë, kujtohu mirë. E dyta, kur thua e di gjithë Tirana, gjithë Shqipëria këtë apo atë mendohu njëherë sa shumë gjëra di Tirana dhe Shqipëria për ty Lulzim dhe sa shumë gjëra dinë për ty këta rrotull teje. Ke një mundësi ti shmangësh këto budallallëqe. Nëse ke fakte hajde ti ballafaqojmë. Këtë me të fortin na e kurse dhe pranë njerëzve mos e përsërit më derisa të provosh se je në gjendje të rrish pranë 50 demokratëve në të njëjtën kohë. Jo më shumë se 50. Kur ti mbledhësh 50 bashkë jashtë mureve të SHQUP-it hajde pastaj flasim pastaj të keqen vëllai, të kam xhan“, iu drejtua Rama, Bashës.