Erion Braçe nuk ka pasur asnjë kritikë sot për qeverinë. Përkundrazi, kritikat e tij mund të quhen të kaluara, sepse që në mëngjes herët përmes një postimi ato janë kthyer në lëvdata. Ka mjaftuar miratimi i një projekti, në Karavasta, që kryeministri Edi Rama t’ia bëjë qejfin edhe Braçes.
Aq i gëzuar është shfaqur ish-ministri i Bujqësisë dhe deputeti socialist, i cili kishte kohë që kritikonte qeverinë në këtë sektor, saqë pas miratimit të projektit të Karavastasë, i ideuar prej tij, u shpreh:
“Dua ta falenderoj Edi Ramën-kryeministrin që në çdo fazë të kësaj ëndrre ishte aty, na dëgjoi, na mbështeti, luftoi edhe ai për ne, për Divjakën dhe zhvillimin e saj”.
Ndërkohë, në prezantimin e projektit Braçe nuk i kurseu lajkat në dy postime që bëri gjatë ditës së sotme, as për ministren Belinda Ballaku.
Postimi i plotë i Erion Braçes, në prezantimin e projektit të Karavastasë:
ENDRAT DALIN!
KARAVASTAJA E VJETER NE HARTEN E MADHE TE BOTES SE ECOENERGJISE!
140 MEGAËAT- PARKU ME I MADH FOTOVOLTAIK NE BALLKANIN PERENDIMOR, NE DIVJAKE/KARAVASTA
Nuk ua spjegoj dot sa i gezuar jam;
Jo thjesht per fjalen e mbajtur, fundin e nje faze pune qe i jep jete VEPRES e keshtu me rradhe;
PO PER ENDREN!
Te enderrosh nuk te duhet te flesh!
Te enderrosh duhet te dish, me dije te krijosh vizion, vizionin ta zberthesh ne qindra ide, idene/idete ti ndash me njerez, shume njerez, ti ndjekesh, mos dorezohesh derisa endrrat te behen VEPRA!
Ne token e KARAVASTASE NE VJETER E NE KULM TE RREZATIMIT-per rrezatimin ishim aty, me erdhi te bertisja:
JA DOLEM, LLAZ, FRED, AVDI, AVNI, DOR, LEDIO… JA DOLEM!
Dhe jo per vete por per te tjere si ne, me te rinj se ne qe DUHET TE ENDERROJNE!
NE ENDERRUAM NJE POL ECOENERGJIE DHE JA KU JEMI, PIKE REFERIMI PER GJITHE BALLKANIN PERENDIMOR, SIGURINE ENERGJITIKE TE SHQIPERISE POR EDHE RAJONIT;
Me nje nga kompanite me te medha ne Evrope qe nuk eshte thjesht emer por dije, standard, etike, teknologji, patjeter edhe imazh!
Ja dolem!
E them edhe per Belinden qe aq shume e donte kete projekt, aq shume luftoi e punoi per te dhe e solli ne Divjake, ne KARAVASTANE E VJETER;
Edhe per Edin qe ka duruar gjithcka,
po gjithcka; per shkak te endrres ndodhte, pergjegjesise ndaj njerezve qe donin Divjaken ndryshe e nje mundesie per nje gjenerate tjeter qe duhet te enderroj ketu, ne vend te vete!
Nuk ka mbaruar;
TANI NIS PJESA ME E BUKUR!
Kohe pas kohe do u tregoj se si do ndertohet PARKU ENERGJITIK I KARAVASTASE!
Faleminderit gjithkujt qe enderron, beson ne enderra, degjon enderra, ben realitet enderra!
Dita me e bukur pas kaq kohesh!