Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rama i lutet Bullgarisë: Na hapni rrugën për të filluar bisedimet me BE-në

by mapo.al
01/09/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Forumi Strategjik i “Bledit” në Slloveni i kërkoi Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë e Veriut, për t’i hapur rrugën Shkupit dhe Tiranës për çeljen e negociatave.

“Ne nuk po flasim për t’u bërë anëtarë, kur ne të bëhemi, nuk e di, Macroni që është më i riu do të jetë duke shkruar kujtimet atëherë, ne po flasim për çeljen e bisedimeve.



Do i kërkoj presidentit të Bullgarisë, ju lutem mos jeni kaq tipikë të BE-së, bëhuni ballkanas, hapni rrugën, çfarë po përpiqeni të shpëtoni, hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ata dhe pastaj ju mund të bëheni më pas ballkanikë, të vendosni pengesa, por hapni rrugën” tha ai.

Kreu i qeverisë shqiptare kishte kritika të forta për strategjinë e BE-së për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor. “Ne Ballkan kemi diçka që duhet ta ruajmë fort, që mund të buzëqeshim dhe qeshim edhe kur vuajmë, ç’ka pjesëtarët e BE-së nuk janë në gjendje ta bëjnë, e kam fjalën për gjermanët.

Dikush, një euro-optimiste takoi një euro-pesimist dhe e pyeti euro-optimistin se cila ishte pikëpamja e tij për zgjerimin, ai tha se Turqia do të hyjë në BE ose në presidencën e Maqedonisë apo Shqipërisë dhe pastaj euro-pesimisti sërish u pyet dhe tha të dyja ato do të hyjnë në BE kur ta ketë presidencën Turqia.

Kështu që e kemi gjetur mënyrën për t’u përballur këtë mishërim. Ne po presim “Godonë”. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë si këto karaktere në dramën e Beketit, ku njëri thotë a do ikim dhe tjetri thotë eja të ikim dhe Beketi thotë askush nuk lëviz nga vendi. Beketi mund të shfaqet në BE përmes ngjyrave dhe kombeve të ndryshme, së fundmi është Bullgaria.

Ne jemi këtu për të luftuar, sepse ne nuk po kërkojmë licencë për të qenë europianë, ne jemi europianë, çfarçdo të mendojnë njerëzit pjesë në BE, ne jemi europianë dhe sinqerisht jam shumë mirënjohës kryeministrit dhe presidentit këtu, pasi në këtë diskutim për të ardhmen e Europës u ftuam. Është një takim anësor dhe jo kryesori, është shumë qesharake që BE të angazhohet në diskutime për të ardhmen dhe ne nuk ftohemi.

Nuk ka asnjë të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Nëse BE nuk do të vazhdojë kështu nuk do të jetë mirë për ne, por do të jetë edhe keq për BE. Nuk po i jap Ballkanin Perëndimor të gjithë peshën që kemi parë njëri tjetrin kur ishim të izoluar. Por ju përmendët etërit themelues, por nëse do të çoheshin dhe do të ndiqnin këtë diskutim, do të mendonin më të vdekur se gjallë, nuk kam provë, por po kthehen përmbys në varr.

Çfarë të ardhme? Si puna e atij priftit në Kostandinopojë kur po shembeshin muret, diskutonin seksin e engjëjve. Më falni që po tregohem kaq ballkanik, por kjo është gjëja shumë e mirë e të qenit europianë nga Ballkani se nuk e humbet ndjesinë e humorit brenda tragjedisë” tha Rama.

Moderuesi i kujtoi shefit të qeverisë shqiptare se koha e përgjigjes po mbaronte, por Edi Rama iu kthyer duke i thënë se nuk kishte mbaruar duke shkaktuar buzëqeshje në sallë. “Jo faleminderit, nuk kam mbaruar. Të paktën këtu në Slloveni, ne mund të marrim ca nga koha që nuk na e kanë dhënë në diskutimin për të ardhmen e Europës.

Ju lutem mos përmendni më aktorët e tretë, pasi është shumë qesharake. Na njëra anë na thoni “Jemi të rëndësishëm, nuk na thonë ju duam, ne një ditë do të martohemi me ju, por deri në atë ditë, as mund të flasim as nuk mund t’u flisni të tjerëve” por nuk funksionon kështu” tha ai.

LEXO EDHE:

“Integriteti i BE po sfidohet”/Pahor: Të hapen negociatat për Tiranën e Shkupin

Tags: BleditnegociatatRamaslloveni

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Rama iu lut për negociatat, Radev: Dera është e hapur, ju ftoj në dialog

Rama iu lut për negociatat, Radev: Dera është e hapur, ju ftoj në dialog

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In