Aktualitet

Rama i përgjigjet Bashës dhe një kunj për Bushatin: Politika me fatkeqësitë…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:35 - 14/02/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama i kundërpërgjigjet kryedemokratit Lulzim Basha për deklaratën e tij më të fundit, se nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë në tetë vite qeverisje, përfshirë këtu menaxhimin e situatës nga moti i keq.





Në një postim në “Twitter”, Rama nuk e kursen ironinë kur shprehet se “politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore.”


Kreu i qeverisë sulmon gjithashtu analistin Andi Bushati kur thotë se “s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë.”




Se çfarë bëra unë pas tërmetit, shprehet Rama, qytetarët e dinë, se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë, edhe këtë e dinë. “E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!”- vijon Rama duke u krahasuar me qeverisjen paraardhëse.

Lexo edhe :  Rama mesazh elektoratit gri: Kush s’di kë të votojë, ta shikojë e ta mendojë

Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Twitter”:


1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas