Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese nga Kuvendi.
Rama thotë se tani është koha për t’u ulur në tryezë dhe për të reflektuar risitë kushtetuese. Kreu i qeverisë fton opozitën në tryezën e Këshillit Politik që nesër.
Postimi i Ramës në Twitter
LBPD&CO duhet të ulen menjëherë me PS dhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese! Ato s’janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne, pa dallim! Prandaj në punë.
Ne nuk ndalemi sepse nuk jemi zgjedhur për t’i shkuar mbrapa atyre që ikin në drejtim të paditur, po për të udhëhequr Shqipërinë e shqiptarët në rrugën e të ardhmes. Në tryezë na ul përgjegjësia ndaj vendit dhe popullit, arsyeja e kultura jonë demokratike, jo dënglat kërcënuese!
S’ka kohë për të humbur. Puna duhet të fillojë nesër. Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes. Konsensusi 100% është i mirëseardhur, po asnjë pakicë s’e merr dot peng shumicën kushtetuese tnë këtë proces – vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë!
LBPD&CO duhet të ulen menjëherë me PS dhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese! Ato s’janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne, pa dallim! Prandaj në punë për:
— Edi Rama (@ediramaal) July 30, 2020
LEXO EDHE:
Ndryshimi i Kushtetutës, Basha deklaratë për mediat: Kuvendi gjysmak shkelmoi konsensusin