Kryeministri Edi Rama, duke folur nga panairi i Punës, i dha një përgjigje indirekt deputetit socialist, Ben Blushi, për problemin e papunësisë, por edhe për akuzat e tji.
“Pa asnjë dyshim që, Shqipëria sot është një vend që ende nuk ofron mundësi të barabarta për të gjithë, që ende nuk ofron punësim real për të gjithë, që ende nuk ofron shpresë e entuziazëm për të gjithë. Por, siç tregojnë jo shifrat, sigurisht shifrat tregojnë, por siç tregojnë historitë jetësore të mijëra e mijëra e mijëra njerëzve që sot janë në punë dhe 18 muaj më parë nuk ishin në punë, Shqipëria sot po merr kthesën në drejtimin e duhur dhe pa as më të voglin dyshim, Shqipëria është në rrugën e Rilindjes. Por, kush ka menduar, kush ka besuar, kush ka imagjinuar, gabimisht, se Shqipëria e rilindur ishte një punë e lehtë dhe mjaftonte që të ndryshonim qeveritë, mjaftonte që të ndryshonim flamurin e partisë që qeveris dhe Rilindja do të ndodhte vetë, ka parë absolutisht një gjë që nuk ekziston. Ashtu sikundër, kush përpiqet që të thotë ku i keni këto, ku i keni ato, ku e keni këtë, ku e keni atë dhe përpiqet ta thotë që në ditën e parë të ndryshimit, i merr shqiptarët për budallenj. Mundohet që duke shfrytëzuar problemet reale, hallet reale dhe pa as më të voglin dyshim, edhe një dëshpërim që është real në shumë njerëz, të bëjë politikën e llojit më të ulët. Politikën që s’ka asnjë ide, s’ka asnjë program, s’ka asnjë alternativë, por ka vetëm një rrugë; Rrugën e ‘shpif, shpif, shpif se me siguri diçka do të mbetet’, ‘hidh baltë, hidh baltë, hidh baltë se me siguri dëshpërimi do të shtohet’ dhe ‘gënje, gënje, gënje se me siguri do të gjenden njerëzit që do ta hanë gënjeshtrën tënde’.
Sot ka një fakt, një fakt shumë të thjeshtë, të cilit të gjithë këta nuk i referohen. Fakti është se bilanci është i qartë, janë në punë të regjistruar dhe i paguajnë taksa këtij shteti, 93 mijë persona më shumë se ç’ishin një vit më parë, krahasuar dhjetori i 2014-s me dhjetorin e 2013-s. Atëherë është rritur punësimi apo ka rënë punësimi? Sepse numrat flasin qartë,” tha Rama.
Mbeshtetje Rames .vazhdo punen z Rama qente le te lehin .
po ku ka kapacitet ram shizofreni,kokainisti,laviri qe shet e merr gra shokesh dhe i ben pastaj drejtora e ministra .po ky paratit negjmije akuzoi babain kristaqe se i shkerdheu gruan dhe ja beri femin.e tha meta.i tha edhe bastard edhe kokepalare dhe i harroi e u be shok.ky IQ e ka sa krymbat e wc te negjmijes.