Aktualitet

Rama i përgjigjet Metës: Do presim edhe pak që Presidenti të lexojë sqarimet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:38 - 04/01/21 |
mapo.al

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta në lidhje me projektin Vlorë-Orikum.



Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter i është përgjigjur kreut të shtetit në lidhje me akuzat që ky i fundit hedh ndaj tij për shpërdorim fondesh.


Rama thotë se projekti Vlorë-Orikum nuk ka qëllime elektorale dhe se ai është bërë prej kohësh.




Duke iu përgjigjur reagimit të Presidencës, Rama ndër të tjera shkruan se qytetarët e Vlorës duhet të presin Ilir Metën për të dhënë plotfuqishmërinë për marrjen e huas.



“Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh!


Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!”, shkruan Rama.

Lexo edhe :  Rama sot në Berat, Ardit Çela nxjerr fotot nga pedonalja e re e qytetit

LEXO EDHE: 

Meta-Ramës: S’do lejoj që fondet shtetërore të përdoren për qëllime elektorale

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas