Kryesore

Rama i përgjigjet Metës dhe opozitës: Shoh agjitim, të mos merakosen për koalicionet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:16 - 14/07/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimeve të shprehura publikisht nga opozita e bashkuar dhe presidenti Ilir Meta, kundër ndalimit të koalicioneve parazgjedhore.


Kreu i qeverisë ka bërë një sqarim sa i takon temës së shumëdiskutuar, atë për koalicionet.


“As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet të merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!“, shkruan Rama në Twitter.


Reagimi i plotë
Shoh agjitim në radhët e opozitēs jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave! Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë.


Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit…

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet të merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!   

Më herët, kreu i shtetit Ilir Meta e quajti haxhiqamilizëm tentativën për të ndryshuar Kushtetutën me votat e opozitës parlamentare, mandatet e të cilës, siç u shpreh Meta, janë antiligjore. Sipas kreut të shtetit, Kuvendi ka vetëm 82 deputetë legjitimë dhe në total 122 ligjvënës nga 140 që parashikon Kushtetuta.

Ndërsa opozita ishte konkrete në reagimin e saj duke theksuar se për ndryshimin e Kushtetutës nevojitet referendum popullor.

LEXO EDHE: 

Ndryshimi i Kushtetutës, reagon Meta: Distancohuni nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët

Koalicioni opozitar: Ndryshimet në Kushtetutë vetëm me referendum


Etiketa: , , , , ,

Pas