Rama i prerë: Begaj do të votohet në unanimitet, asnjë njeri nuk është perfekt

Teksa shpjegoi gjithë procesin e ndjekur për shqyrtimin e kandidaturave, Rama theksoi se pati një dakordësi në Kryesinë e PS rreth Begajt

Në Kuvend do të votohet sot presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Ai është propozim i Partisë Socialiste dhe bëhet presidenti i tretë me karrierë ushtarake, pas Alfrd Moisiut dhe Bujar Nishanit.

Ndërkohë, në Kryesinë e Kuvendit është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ku edhe do të jepet miratimi për figurën e re te presidentit, për të kaluar pastaj në votim.



“Grupi do të votojë në unanimitet të plotë për Bajram Begaj dhe nuk ka nevojë të diskutojmë për këtë”, është shprehur gjatë fjalës së tij kryeminsitri Edi Rama.

Teksa shpjegoi gjithë procesin e ndjekur për shqyrtimin e kandidaturave, Rama theksoi se pati një dakordësi në Kryesinë e PS, rreth kandidaturës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begaj. Sipas tij, u bë një diskutim shumë serioz, por sa i “takon botës njerëzore nuk mund të jetë 100% perfekte”.

“Patëm tre drejtime të përcaktuara prej profileve të propozimeve të bëra. Njëri drejtim ishte i të vet propozuarve këtu në grup, i cili u përjashtua menjëherë. E kemi thënë publikisht që në krye të herës. Nuk do të kishim një kandidat nga grupi parlamentar i PS-së. Drejtimi i dytë ishte për ato që kanë pasur një kontribut në PS. Që nga ish kryetari i PS Fatos Nano. Ne pamë të arsyeshme që edhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga mundësia e përfshirjes në përzgjedhje. Kjo pasi PS ka barrën që të jetë partia e të gjithëve. Kështu u fokusuam tek drejtimi i tretë, ku grupi kishte vënë në dispozicion 26 kandidatura gra dhe burra të nderuar. Me profile të ndryshme që nga profilet e jetës publike dhe akademike e deri te profile që vinin nga të tjera drejtime politike. Pas një diskutimi shumë cilësor, dhe mbas vënies në peshore të çdo kandidature duke ruajtur respekt për të gjithë personat. Në fund patë, 6 kandidatura që morë më shumë kohë për tu shoshitur dhe pastaj konsesnualisht, duke i dëgjuar dhe me shumë vëmendje ato që u thanë, në mënyrë shumë konsensuale. Por u bë një diskutim shumë serioz, sa kohë i takon botës njerëzore nuk mund të jetë 100% perfekte. U arrit në konkluzionin që mund të propozonim këtë kandidaturë”, tha Rama.”


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252