Kryeministri Edi Rama vijon t’u drejtohet naftëtarëve të Ballshit, për heqjen dorë nga greva e urisë.
Në një postim të radhës në “Twitter”, Rama thotë se nuk i ka ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk ka asgjë për të negociuar, pasi qeveria sipas tij nuk ua ka shkaktuar hallin.
“Nuk trashëgon mbi vete as problemin e krijuar nga kompania private”, shprehet më tej kreu i qeverisë, duke e cilësuar këtë të fundit si fajtor të vetëm për gjendjen e naftëtarëve.
“Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojnë!”– e përmbyll postimin Rama, duke i mëshuar mbylljes së grevës.
Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Twitter”:
Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë!
— Edi Rama (@ediramaal) October 29, 2020