Aktualitet

Rama i rikthehet çështjes së patronazhistëve, nxjerr numrin personal të ID-së














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:26 - 20/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë pasdite në stadiumin e Elbasanit, duke zhvilluar një nga takimet e fundit elektorale me qytetarët e këtij qarku, teksa 5 ditë kanë mbetur nga zgjedhjet më 25 Prill.






Rama u ndal edhe njëherë tek çështja e patronazhistëve socialistë.


Për të hedhur poshtë akuzat e opozitës, se këta të fundit cënojnë të drejtën bazike të njeriut për privatësi, Rama ndau të dhënat personale, ndërsa u shpreh: E kujt i duhet ky numri, e ç’a do bëni me këtë numër?!





Kreu i qeverisë e kërcënoi për të disatën herë presidentit Ilir Meta duke thënë se numri personal i kartës së identitetit nuk i duhet, pasi di shumë gjëra personale për të.



Rama gjithashtu theksoi se të dhënat e marra nga karta e identitetit, krahasohen lehtësisht me marrjen e targës së makinës.

Lexo edhe :  Rama mbledh qeverinë në Dajt: Surprizat e kabinetit të ri në shtator


*****

Dua të lexoj numrin tim të kartës së identitetit për të gjithë ata që ju fusin në konfuzion. Rama; Edi; Kombësia shqipare; lindur në Tiranë; 04/07/1964 dhe numri i kartës time është G40704039G.

E kujt i duhet ky numri, e ç’a do bëni me këtë numër, e dëgjuat Liken që ai numri duhet…O Like, po ne dimë shumë gjëra për ju sa ai numër s’duhet fare. Mos u shqetësoni fare se karta e identitetit nuk është ajo që duhet të jetë, sepse do ishte problem nëse karta jonë e identitetit nuk do të ishte vetëm kartë, por të kishte të dhëna të sigurimeve shoqerore. Kjo e jona është si me të marrë targën e makinës.

1


Etiketa: , , ,

Pas