Aktualitet

Rama: I shtrij dorën për bashkëpunim PD-së, do jem kryeministri i të gjithëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:31 - 27/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama nga sheshi “Skënderbej” ku shpalli fitoren e zgjedhjeve parlamentare të së dielës, duke marrë mandatin e tretë, ftoi Partinë Demokratike për bashkëpunim.





Rama tha se ai kërkon që të jetë kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Mandati i tretë tha Rama nuk duhet t’i ngjajë dy mandateve të mëparshme.


“I shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë, konkret, demokratik, pa asnjë paragjykim apo kufizim, PD-së. Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i socialistëve, por edhe i demokratëve, jo vetëm i atyre që votuan, por edhe atyre që nuk votuan. Dua që Shqipëria të ngjitet në majën që zoti e deshi. Unë dua që Shqipëria përtej pandemisë të bëhet vendi ku shqiuptarët të ndjehen krenar jo vetmë për bukuritë e vendit, gjuhën, historinë, traditën, bujarinë, heronjtë, artistët, shkrimtarët, por edhe për këtë shtëpi të madhe ku lindin fëmijët e tyre dhe që quhet Shqipëri. Unë nuk dua që mandati i tretë t’i ngjajë dy të tjerëve. S’kemi pse mosdakordësinë ta kemi kaq mbytëse”, u shpreh Rama.

Lexo edhe :  Presidenti Ilir Meta njofton dalje për mediat




Kreu i qeverisë i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha që të pranojë humbjen e zgjedhjeve. “Pranoje humbjen! Bëre aq sa munde, jo aq sa deshe”. Rama foli edhe për fushatën e demokratëve, duke e cilësuar atë si më e mira në histori.



“Lulzim Basha, bënë fushatën më të mirë në historinë e fushatës së tyre. Ata ishin më skuadër se asnjëherë tjetër. Demokratët ishin kundërshtarë jo dhe aq të lehtë këtë herë. U them atyre sinqerisht ,se më shumë se kaq nuk bëni dot. Madje bënë më shumë se sa mund të bënin normalisht. Të mundësh PS është po aq e pamundur sa të mundësh Milanin, Interin e Barcelonën. Nuk po flas për Juventusin se s’ishte viti i tyre por viti ekskluziv i socialistëve. Mesazhi im, i sinqertë për Bashën është ky; pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bërë dot çfarë deshe, por bërë aq sa munde”, tha Rama.


LEXO EDHE: 

Rama flet pas fitores së zgjedhjeve: Rekord historik por i vështirë

12


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas