Aktualitet

Rama i “tërheq veshin” Veliajt: Ditën pa makina, nuk e shtynim dot?






               Publikuar në : 12:44 - 22/09/19 |
mapo.alm

Gjatë mbledhjes së Grupit të PS për situatën e tërmetit që tronditi vendin një ditë më parë, duket se kryeministri Edi Rama i ka “tërhequr veshin” Erion Veliajt.


Kryeministri teksa i kërkon llogari kryebashkiakut për masat e marra pas tërmetit shprehet: “Ku është kryetari i Tiranës? Apo po merret me ditën pa makina…po atë ditën pa makina nuk mund ta shtynim ne?”-i drejtohet Rama-Veliajt.



Më pas Veliaj ka shpjeguar masat e marra nga Bashkia që drejton për menaxhimin e situatës.
“Për të mos përhapur panik, në mënyrë që ti realizojmë të gjitha objektivat. Kemi pasur 6 vende ku janë vendosur çadra.

Nga sot kemi hapur të gjitha qendrat sociale. Do të ofrojmë vaktet në masë për shumë prej banorëve të Tiranës, Ndërkohë kemi bërë një verifikim të gjitha kopshteve dhe çerdheve”– u shpreh Veliaj.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas