Kryeministri është gjendur shpesh në debatin sonte në Opinion, përballë shkrimit dhe denoncimeve të forta të gazetës më të madhe gjermane, Bild. Rama u shpreh se ai nuk ka asgjë me median gjermane, por me burimet në Shqipëri që ka cituar gazetari.
I pyetur, lidhur me reagimin zyrtar të mazhorancës, përmes Blerina Gjylameti, e cila kontestoi vërtetësinë dhe besueshmërinë e Bild, Rama u shpreh se deputetja është shprehur në kokën e saj, dhe ai nuk ka patur dijeni. Madje, sipas Ramës, ai i ka tërhequr asaj vemendjen, për reagimin, me të cilin nuk është dakort.
/MAPO.AL/