fbpx

Aktualitet

“Rama ik” edhe në stadiumin e Korçës (VIDEO)





               Publikuar në : 10:52 - 24/11/19 |
mapo.al

Mesa duket do të ketë efekt zingjir, kori i thirrjeve në Stadiumin kombëtar “Air Albania”, natën e ndeshjes me Francën, kur një grup i madh tifozësh shpërthyen me: “Rama ik”. Kjo ndodhi, mori shumë vëmendje në eventin e madh sportiv, ku kombëtarja jonë priti atë franceze.


Kjo, edhe për vetë faktin se në tribunë ishte i pranishëm kryeministri, ndaj të cilit ishin thirrjet.  Efekti i korit u zmadhua për shkak se audienca ishte tejet e madhe, dhe ato çaste u shoqëruan natën me dritat ndezur të telefonit.



Por dje, të njëjtat thirrje janë dëgjuar edhe në stadiumin e Korcës, teksa luhej ndeshja Skenderbeu-Tirana. Dëshmitarët thonë se “Rama ik”, erdhi nga radhët e mbështetësve të ekipit të kryeqytetit, por u pasua më pas edhe nga të tjerë.


Është mesa duket e pashmangshme, që ky kor të jetë prezent edhe në vijim në stadiume e në ndeshje të tjera të kategorisë tonë superioze. /Mapo.al/


Etiketa: , , , ,

Pas