Gjatë takimit elektoral të kryeministrit Rama në Tiranë, një qytetar thirri ‘Rama Ik’ nga ballkoni i një pallati
I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit i cili ngriti kokën duke i thënë të ketë kujdes se mos bie poshtë nga ballkoni.
Më tej, kreu i qeverisë tha se këta e kanë zakon, kryejnë detyrën duke thënë ‘Rama Ik’ dhe ikin vetë.
“Futu brenda aty, hajde, futu brenda shpjet aty” – tha Rama.
Kjo nuk është hera e parë që thirrjet ‘Rama Ik’ dëgjohen gjatë takimeve elektorale të kryeministrit, por siç e ka zakon, iu kthehet me ironi.