Gjykata e Tiranës vendosi sot 14 arreste me burg për protestuesit e opozitës, ndërsa 5 prej tyre u liruan. Si në nisje të seancës ashtu edhe gjatë kohës kur trupa gjykuese komunikoi masat e sigurisë, protestuesit, lëshuan thirrje “Rama ik”, fishkëllima dhe ngritën dy gishtat lart. Mes të ndaluarve është edhe ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha.
Florenc Hoxha, i ndaluar nga policia pas protestës
Protestuesit duke ngritur dy gishtat pas kafazit të Gjykatës
Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura në sallën e gjyqit. Disa prej të pranishmëve vënë buzën në gaz. Duke buzëqeshur janë dhe avokatët e tyre mbrojtës.
Protestuesit u arrestuan nga policia disa orë pas protestës të ditës së shtunë. Largimi i policisë nga kordoni i sigurisë bëri që protestuesit t’i afroheshin Kryeministrisë ku edhe dëmtuan dy vepra arti, markizën dhe kërpudhën. Mbi ta rëndojnë katër akuza si kundërshtim të policisë, dëmtim prone me dashje, protestë pa leje dhe prishje të qetësisë publike.
Lexo edhe:
Gjykata lë në burg 6 protestues të opozitës. Spaho: Vendimi i padrejtë, prokuroria s’ka prova
/Gazeta Mapo/