fbpx

Aktualitet

“Rama ik” që ushton kudo”/ Paloka: Shqiptarët duan largimin e Ramës





               Publikuar në : 13:56 - 24/11/19 |
mapo.al

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka paralajmëruar Kryeministrin Edi Rama, pas deklaratave të zyrtarëve të Rilindjes për marrjen e nismave lidhur me ndryshimet Kushtetuese.


Në një postim në “Facebook”, Paloka shkruan se Rama ‘e ka fituar një faqe në histori, si njeriu që bëri spastrimin e madh të shqiptarëve’.



Sipas tij, ‘ëndrrat me ndryshime kushtetuese për të kthyer diktaturën do të kthehen në makth dhe do t’i rezervojnë fatin e çdo diktatori’. 


Postimin e tij, Paloka e shoqëron me një foto nga ndeshja Skenderbeu-Tirana, të një dite më parë, ku grupe tifozësh brohorisnin “Rama Ik” në stadium.

POSTIMI I PALOKËS
I vetmi ndryshim që kërkojnë dhe presin shqiptarët është largimi i Ramës.
“Rama Ik” është britma që ushton kudo! Sa më shpejt të ik aq më mirë për shqiptarët po dhe për atë vetë.
Tanimë e ka “fituar” një faqe në histori… do të kujtohet si njeriu që bëri spastrimin më të madh të shqiptarëve nga vendi i tyre. Ëndrrat me ndryshime kushtetuese për të kthyer diktaturën do të kthehen në makth dhe do t’i rezervojnë atij fatin e çdo diktatori në Europë.

Paloka Fb

LEXO EDHE: 

“Rama ik” edhe në stadiumin e Korçës (VIDEO)


Etiketa: , ,

Pas