Kryeministri Rama është kritikuar nga qytetarë në rrjetet sociale për look-un që kishte zgjedhur të vishte në Devoll.
Disa komentues i kanë vënë në pah këtë detaj, duke i thënë se kryeministri sot kishte zgjedhur rrobat e gjumit.
Rama nuk i ka kursyer replikat ironike, karakteristikë dalluese të tij duke i thënë se janë rroba sportive, madje një prej komentuesve e etiketon si pjesë të skuadrës së Bashës, dhe nëse jo atëhere e këshillon të shkojë të prezantohet në PD pasi hyn menjëherë në formacion me lidhjen që ka me gjumin.
Si githmonë, kryeministri nuk harron kurrë të ironizojë qytetarët që dalin kundra tij.
REPLIKAT NË FB
Qytetari: O i nderuar ca eshte kjo veshje keshtu me qafsh. Po kur zgjedhet robi nga gjumi i heq rrobat qe fle gjum para se te dali jasht
Rama: Te duken rroba gjumi ty rrobat sportive vella? Do jesh nga ata te skuadres se Lulit ti, qe luajne gjumrash ose nese s’je shko prezantohu atje se hyn ne formacion direkt me kete lidhje qe paske me gjumin. Jo ore, dmth gjumashet flene ngaqe s’kane pjate perpara eee? Nuk e kuptoj si i pjell mendja replikat e disave ketu, qe vetem per te kundershtuar nuk dine cfare pa flasin