Aktualitet

Rama: Ja kush janë kategoritë e reja që përfitojnë ‘pagën e luftës’ nga paketa e zgjeruar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:20 - 08/04/20 |
mapo.al

Duke nisur nga rrobaqepësit, taksistët, shoferët e transportit urban dhe ndërurban, apo dhe mekanikët në servise. Këto janë disa nga kategoritë e reja që do të përfshihen në paketën e zgjeruar ekonomike për të përfituar ‘pagën e luftës’ nga paketa e zgjeruar.


Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët në ‘Facebook’, teksa iu është përgjigjur disa pyetjeve të tyre.


“Kam marrë ankesa, kërkesa dhe shqetësime nga biznese të vogla. Rrobaqepësi të vogla, servise makinash. Me ligjin në fuqi është i hapur, por me zakonin në fuqi, është i mbyllur.


Profesionet të tjera hidraulikë, agjenci turistike, dizajner, që punojnë me printime, etj…taksistë janë biznes i vogël. Këta dhe ndonjë kategori tjetër, do të jenë pjesë e zgjerimit të paketës së mbështetjes.


Janë biznese të vogla, të mbyllura de facto, si rezultat i luftës. Ata që janë punonjës për linjat e transportit. Dhe që praktikisht janë në shtëpi se nuk ka transport urban e ndër urban. Do jenë pjesë e paketës së zgjeruar.” tha Rama.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas