Kryeministri Edi Rama në një lidhje Live me emisionin Opinion, u shpreh se ai ka 20 vite që është për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e quajtur karakatinë. Por, megjithatë, Rama ka bërë kujdes të pohojë se është Bashkia agjensia që po merret me projektin. Kryeministri tha se mbështetësit e Teatrit janë pakicë, dhe se plani do të ecë përpara se vendos shumica.
Për praninë sonte të Bashës në sheshin e Teatrit dhe të qytetarëve atje, Rama u shpreh se po vënë në rrezik jetën e tyre dhe të njerezve të tjerë, duke mos respektuar rregullat dhe aktin normativ që nuk lejon grumbullimin apo daljen në Tiranë pas orës 17.30.
Ai deklaroi se me hapjen, përgjegjësia është gjithnjë e më shumë e vetë qytetarëve dhe jo e policisë apo inspektoriateve.
Rama tregoi se kishte dijeni që Basha dhe tregtarët në një takim të ngjashëm në Durrës, janë gjobitur. Mbështetja që po i jep opozita kësaj kauze të Teatrit dhe nxitja në disa vende për rezistencë, sipas Ramës tregojnë thjesht shterpësi politike dhe mungesë vizioni.
LEXO EDHE: