Pasi ka lënë vartësit e tij duke shpërndarë lejet e legalizimit në qytetin e Lushnjes, kryeministri Edi Rama nuk ka harruar që të lëshojë disa akuza ndaj PD-së dhe qeverisjes 8-vjeçare të saj.
Duke publikuar dhe dy foto në Twitter, Rama ka deklaruar se janë bërë mijëra legalizime në zona të ndaluara ku qeveria duhet tani ti shpronësojë.
“E kanë legalizuar në rrugë e tani shteti duhet ta shpronësojë me para! Mijëra të tilla peshqesh nga koha e #VajmedetPD”.
“Kush e sheh thotë si ka mundësi! PD thotë se pse prishjet janë selektive! E vërteta? E kanë legalizuar në rrugë!”, shkruan Rama në Twitter.
E kane legalizuar ne rruge e tani shteti duhet ta shpronesoje me para!Mijera te tilla peshqesh nga koha e #VajmedetPD pic.twitter.com/EknNdtOeZr
— Edi Rama (@ediramaal) March 6, 2015
Kush e sheh thote si ka mundesi! PD thote sepse prishjet jane selektive! E verteta? E kane legalizuar ne rruge! pic.twitter.com/ZNX7roY4Ar
— Edi Rama (@ediramaal) March 6, 2015