Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në PD mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, duke thënë se ky proces do të shkojë në degradim të vazhdueshëm.
I ftuar në Zonë e Lirë, Rama tha se kjo dallgë e ngritur nga ish-kryeministri Sali Berisha pasi u shpall ‘non grata’ i duket e pakuptimtë dhe histori të marrësh.
‘Që Sali Berisha të kthehet në personin që predikon shpëtim është marrëzi’, tha Rama.
“Nuk dua ta komentoj telenovelën, është e shpifur, e turpshme, e shëmtuar. Është telenovela e një marrëzie që ka dalë në sipërfaqe. Është e dhimbshme për këtë vend dhe popull e për ata që i besojnë deri tani. Është histori të marrësh.
Në vendin tonë pas 31 vitesh liri dhe përpjekje për të ndërtuar një sistem, të dalë një njeri “non grata” pasi ka qenë president, kryeministër dhe të damkoset është e dhimbshme dhe e rëndë. Por që ai të kthehet në personin që predikon shpëtim është marrësi. Është valle mes të marrësh. Unë po të them që është e shëmtuar dhe qesharake. Janë dy kufoma që hedhin valle në kurriz të një popullit të tërë qeveritar“, deklaroi Rama.
Rama në rolin e “analistit: në zonë e lirë është cenuar legjitimiteti i të dyja palëve dhe kanë braktisur bazamentin e lidershipit dhe janë futur në rrugën e marrëzisë duke ndjekur njëri-tjetrin.