Kryeministri Edi Rama deklaroi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët se janë paguar nga buxheti i shtetit 55.3 mln euro për ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve dhe jo aq sa pretendon opozita.
“Buxheti i shtetit ka paguar 30.6 mln për Elbasanit, ka pasur 24.7 për Fierin. Bëjnë 55.3 mln dhe këtu mbaron puna e buxhetit për këto investime. Ku janë këto 100 mln për Tiranën, ku janë dokumentet? Duhet të kemi të njëjtat fakte”, u shpreh ai.
Rama nënvizoi se nuk është e vërtetë shifra prej 100 mln euro, por është një fantazi e kryetares së Komisionit Hetimor.
“Një nga arsyet pse kam ndjekur këtë komision me shumë interes, është të gjejmë se ku janë, nga kanë dalë ato 430 mln euro. Këto 100 mln euro të paguara nga shteti është një fantazi e huaja”, u shpreh ai.