Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga konferenca, ku në fokus është ekonomia, është shprehur se mandati i dytë i qeverisë ka qenë më i vështiri që ka kaluar ndonjë qeveri deri më tani.
Sipas tij, në luftën me armikun e padukshëm, vaksina është arma më e fortë.
Ndër të tjera, Rama ka theksuar se në javën e dytë të marsit pritet që të mbyllet dhe vaksinimi i të gjithë bluzave të bardha dhe shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë.
“Në javën e dytë të marsit besojmë se do të mbyllim vaksinimin e të gjithë bluzave të bardha, për të nisur shumë shpejt me vaksinimin masiv të të gjithë popullsisë” – tha Rama.
35
Etiketa: Rama, vaksinimi i bluzave te bardha, Video