Aktualitet

Rama: Javën tjetër merret vendimi për pagat e mjekëve dhe mësuesve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:00 - 29/09/20 |
mapo.al

Javën që vjen do të merret një vendim final në lidhje me rritjen e pagave për mësuesit, mjekët dhe infermierët.


Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama në një konferencë. Më tej shtoi se nëse ka një vendim të qeverisë të diktuar nga oligarkët, ta tregojnë.


“Javën tjetër do kemi besoj komunikimin final për pagat e mjekëve dhe mësuesëve dhe do vijmë me llogari me fakte dhe me shifra. Përqeshja e shifrave në emër të popullit është bërë një sëmundje që duhet kuruar.


Deri në 2019 të pasurit dhe këta që paturpësisht i quajnë oligark, sepse nuk ka oligark sepse nuk ka asnjë grup të vetëm që të ndikojë në vendimin e qeverisë, nëse nuk kanë paguar më shumë taksa, atëherë bëjeni publike.


Përgjegjësia juaj është që të verifikoni këto që themi. Nëse juve u rezulton se nga viti 2013 ose 2014 po themi, deri në 2019, të pasurit, përfshi dhe këta që quhen paturpësisht oligarkë nuk kanë paguar, tregojeni.


Ne kemi përgjysmuar taksën për biznesin e vogël dhe e kemi rritur për biznesin e madh.

Sot nesër dhe deri në 2029 do jetë 0 për furrën e bukës kursde për 15 katëshin nuk do ndryshojë. Ne nuk u ofrojmë sipërmarrjeve të mëdah ulje takse, ne u kërkojmë atyrë të kontriubojnë më shumë sepse fitojnë m shumë”, tha Rama.


Etiketa: , ,

Pas