Kryesore

Rama: Javës tjetër vendosim nëse do hapim linjat ajrore





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:26 - 29/04/20 |
mapo.al

Javës tjetër Shqipëria do të vendosë nëse do të hapen disa koridore ajrore, apo edhe disa nga pikat kufitare me shtetet fqinje.


“Bashkë me Komitetin e Ekspertëve vendosim nëse në 11 maj do të hapim disa prej linjave ajrore. Nëse miratohet si vendim, do të hapen disa koridore, duke përfshirë edhe pikat kufitare“, – u shpreh Rama në një komunikim me qytetarët në Facebook.


Në datën 4 maj do të vendosim për masa të tjera lehtësuese, duke përfshirë edhe lëvizjen brenda apo jashtë vendit. Por nuk do të hapen linjat e trageteve me Italinë, janë burim për përhapjen e virusit‘, – tha Rama.


Lidhur me lokalet, restorantet, berberët apo parukeritë, kryeministri tha se nuk do të ketë asnjë hapje për momentin, të paktën deri në 11 maj.


“Mbeten në proces për t’u studiuar dhe për t’u lehtësuar, disa biznese, floktoret, berberët, dentistët. Janë të rrezikshme, sepse mjafton që një nga klientët të infektojë berberin, parukerin apo dentistin të gjithë marrin infeksionet. Por me protokollet do të lehtësojmë edhe këtë aktivitetet dhe pastaj mbetemi te qendrat tregtare më parë dhe më pas restorantet dhe baret. Pas datës 4 maj nuk ka diskutim deri në 11 maj kur do të kemi një rivizitim të të gjithë situatës”, – u shpreh kryeministri.

Ndërkohë pas propozimit të Ilir Beqajt për uljen e pagave dhe pensioneve, Rama tha se kjo ishte ide e tij personale, dhe nuk do të ndodhë.

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas