Në konferencën e mbajtur pas takimit Rama-Vuçiç kryeministri shqiptar ka deklaruar se janë shumë larg për t’u marë vesh për gjithçka.
Ai tha se kanë një sërë mosdakordësish për Kosovën dhe qendrime të ndryshme për pavarësinë e saj.
Rama theksoi edhe një herë se duhet të marrim shembullin e Francës dhe Gjermanisë që nisën marrëdhënie në shumë drejtime të ngritura pas lumenjve të gjakut të derdhur.
Rama tha se shpreson që kjo vizitë të shërbejë që kryeministri serb Vuçiç të rikthehet.
Madje Rama ftoi qytetarët serbë të vizitojnë Shqipërinë duke u ofruar mikpritje shëmbullore.
“Fatet e popujve të Ballkanit janë të ndërvarura nga njëri-tjetri”, deklaroi Rama.
“Ne jemi shumë të vegjël për tu mos u bërë bashkë” ka thënë Rama duke i bërë thirrje kolegut të tij serb për bashkëpunim në ekonomi dhe fusha tjera.
“Ti heqim barrierat historike kulturore e ekonomike dhe ta projektojmë të ardhmen jo thjeshtë politikisht por konkretisht ta mbështesim njëri tjetrin në ekonomi, turizëm, arsim dhe kulturë” ka pohuar Rama duke theksuar ndasitë mes dy vendeve sa i përket Kosovës.