Kryesore

Rama: Kam konsumuar një mandat, ja pse nuk realizova një projekt të madh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 03/04/21 |
mapo.al

I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, në rubrikën, “Kjo Jave”, përse e kërkon mandatin e tretë, për të cilin kanë dështuar më parë Nano dhe Berisha, Edi Rama u shpreh se janë shumë projekte që janë nisur e duhen përfunduar, ndaj dhe ai kërkon të vijojë drejtimin e Shqipërisë.






Projektet që përmendi Kryeministri kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe energjetikën, ku përfshihen edhe aeroportet si i Kukësit, ku sipas tij, për pak ditë do të vijnë nga Anglia disa sharës të tij në Facebook.


Kryeministri mbrojti tezën se ai nuk është në pushtet prej dy mandatesh normale. Sipas tij, mandati i dytë është i ndërprerë në mes nga tërmeti dhe pandemia.





Nëse ai do të kthehej pas, siç u pyet, do të donte që këto fenomene të mos kishin ndodhur.

Lexo edhe :  Shkrimi për "Non-Paper", Rama-Gazetës austriake: Po përhapni lajme të rreme, unë kurrë...


Projekti i madh që Rama e pranoi se nuk e realizoi dot në këto kohë në pushtet, kishte të bente me koridorin e kaltër, që nuk u përmbush jo për faj të qeverisë.


Por  sepse procesi i Berlinit pati probleme dhe se kompania që do të zbatonte planin, nuk plotësonte kriteret që kishte qeveria.

Duke analizuar fushatën e PD, Rama u shpreh se kudo ku shkon lideri i Opozitës, krijon një vatër virusi.

Kryeministri e konsideroi sukses sigurimin e vaksinave, duke thënë se është njëri nga dy vendet në rajon që po e bën.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas