Monday, July 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rama prezanton platformën Anti-KÇK: Në filtra pasuritë

by mapo.al
25/11/2019
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Kryeministri Edi Rama hodhi sot akuza të ashpra ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, për bashkëpunim me krimin e organizuar. Gjatë prezantimit të të ashtuquajturës platforma Anti-KÇK, Rama tha se këta gjyqtarë dhe prokurorë e dinë shumë mirë se nuk e kalojnë Vettingun dhe janë vënë në veprim intensive. Kreu i qeverisë tha se gjyqtarët dhe prokurorët e vënë nën akuzë për bashkëpunim me krimin e organizuar, do t’i nënshtrohen ligjit antimafia për të justifikuar pasurinë që disponojnë. Grupi i gjykatësve dhe prokurorëve të lidhur me krimin do të marrin dënimin e merituar.

“KÇK është organizatë kriminale gjykatësisht e prokurorësh, bashkëpunëtorë ose tutorë të krimit të organizuar. Janë një kancer në sistem që me fillimin e Vettingut dhe rezultatet e para të Vettingut, ka hyrë në fazën e vet më agresive. Janë njerëz që e dinë shumë mirë që skanë asnjë shans ta kalojnë Vettingun. Prandaj sot po shfaqen shumë më hapur se deri dje. Sot kanë vetëm kohën e mbetur derisa të dalin përpara KPK. E dinë s’kanë asnjë shans, prandaj motoja e tyre, kjo nuk është fantazi, unë e kam dëgjuar nga ata, është KÇK. 

Rasti i Durrësit është një rast shumë flagrant, e sollën rrethanat, rastësia, që u gjendën në një makinë bashkë, prokurori dhe një prej eksponentëve të krimit të organizuar. Dhe në bagazhin e makinës dokumentet e vjedhura Prokurorisë, ato që për një kohë të gjatë, i vendoseshin nga fronti kundër Reformës në Drejtësi në kurriz, Donika Prelës, ndërkohë që u gjetën në atë makinë. Ne jemi të detyruar të ndërmarrim një ligj special kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Ligjin Antimafia do ta kalojmë mbi këta. Çdokush nga këta duhet të provojë përpara Gjykatës që shtëpinë, makinën, bizneset i ka si rezultat i punës.

Ky nuk është një proces penal, është administrativ. Dhe ndërkohë KÇK-së i duhet vënë një kufi shumë i qartë, sepse jemi në kushtet kur një anëtar i KÇK-së shkel ligjin, aksush nuk vepron. Ndërkohë që duhet sqaruar se KLP dhe KLGJ të marrin masë për pezullim dhe inspektim lidhur me anëtarin përkatës të kësaj organizate kriminale. Deri në funksionimin të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, do bëhet nami në Shqipëri. Në rast se inspektimi vlerëson se nëse gjyqtari apo prokurori që ka shkelur ligjin, është në shkelje, mbi të duhet të fillojë procesi antimafia, që të provojë se nga i buron pasuria”.

Duke folur më konkretisht për platformën KÇK, kreu i qeverisë tha: “Për task forcën, Forca e ligjit, e nisëm në 2017 ka pasur rezultate shumë pozitive, por tani do kthehet në njësi speciale, me ligj do të jetë pjesë e strukturës së policisë në nivelin më të lartë. Për mision ka ekzekutimin e sekuestrimit të pasurive të krimit të organizuar”.

“Pra OFL do jetë një grup që tashmë është i ngritur për më shumë se 6 muajsh për këtë ditë, dhe do ketë masat me karakter personal që nga ndalimi për të dalë jashtë territorit të vendit apo edhe deri tek nga një qytet i caktuar deri te ndalimi i pajisjes me çdo leje për aktivitet. Me karakter pasuror: Nuk do bëhet asnjë veprim me natyrë të tillë, nuk mund të shiten makina, pasi subjekti ka barrën e provës në të kundërt si produkte të krimit ato konfiskohen .

Masat ekonomike, përjashtohen për të marrë licensa, për të marrë fonde, dhe nga çdo përfitim tjetër nga fondet publike. Kujt i provohet që pasurinë e ka nga krimi do futet në burg. Antimafia italiane merr dhe pasurinë e të vdekurve”.

Kryeministri paralajmëroi të vetët se kush nuk e voton në parlament nismën do përjashtohet nga PS: “Ne do prekim një sërë ligjesh të tjera, do jetë një akt normativ që do nënshkruhet të hënë, agjensia e aseteve të sekuestruara do kalojë në varësinë e ministrisë së brendshme. Do krijojmë një njësi speciale kundër korrupsionit e përqëndruar të korrupsioni në sistemin qeverisës, ne nuk do mbajmë njerëz në kurriz që përdorin mandatin apo zyrat për përfitime të veta dhe që na dëmtojnë si PS.

Kjo njësi do të jetë si OFL, bashkëpunimi në terren me partnerët është pjesë si Gurda di Financa, inspektorët e thesarit amerikan. Kërkoj mbështetjen e parlamentit pa kushte për KÇK, kush nuk voton është i përjashtuar nga grupi i PS”.

LEXO EDHE:

Rama-deputetëve të PS: Kush nuk voton paketën e KÇK, përjashtohet

Rama: Vila ime në Surrel, si shtëpitë 2-3 kate të shqiptarëve

Rama e pranon: Ky ishte një vit i vështirë për qeverinë

Anti-KÇK, policia do përgjojë këdo pa urdhër Gjykate apo Prokurorie

Tags: Edi Ramagjyqtarëtkrimi i organizuarPlatforma Ani-KÇKprokurorëtRama prezanton platformen Anti-KÇK

JU SUGJEROJME

Miratohet vendimi/ Qeveria e Kosovës detyron baret dhe restorantet që t’u shërbejnë ujë nga rubineti klientëve
Kosova

Miratohet vendimi/ Qeveria e Kosovës detyron baret dhe restorantet që t’u shërbejnë ujë nga rubineti klientëve

10/07/2022
Maliq/ Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 60-vjeçarja
Aktualitet

Maliq/ Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 60-vjeçarja

10/07/2022
Përse shqiptarët duhet të hapin puse uji edhe në vitin 2022?
Aktualitet

Përse shqiptarët duhet të hapin puse uji edhe në vitin 2022?

10/07/2022
Zhduket 17-vjeçarja në Sarandë
Aktualitet

Theu arrestin e shtëpisë dhe u nis të vriste ish-gruan, pranga të riut në Sarandë

10/07/2022
Next Post
Nismat e Presidentit/ Meta mbledh sot Këshillin e Ambasadorëve

Nismat e Presidentit/ Meta mbledh sot Këshillin e Ambasadorëve

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Miratohet vendimi/ Qeveria e Kosovës detyron baret dhe restorantet që t’u shërbejnë ujë nga rubineti klientëve
  • Maliq/ Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 60-vjeçarja
  • Reperi i njohur shprehet: Kam nevojë për një psikologe
  • Po ecte me biçikletë, makina përplas 12-vjeçarin në Korçë
  • Homo Albanicus/ Pse fitojnë gjithnjë “të fortët” në shtetet e dobëta?!



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In