Aktualitet

Rama: Kemi hyrë në zonën e zjarrit, ekonomia ngrihet prap, por të vdekurit nuk ringjallen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:43 - 03/04/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas publikimit të të dhënave të reja nga Ministria e Shëndetësisë, për 24 orët e fundit. 27 është shifra e rasteve të reja, duke e çuar në 104 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Kreu i qeverisë shprehet se tashmë ndodhemi në zonën e zjarrit.


Duke kërkuar respektimin e masave të vendosura nga qeveria në funksion të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, kreu i qeverisë kujton se ekonomia bie dhe ngrihet prap, por jetët njerëzore të humbura nuk rikthehen më.


Postimi
🔴 SOT KEMI 27 POZITIVË! KEMI HYRË NË ZONËN E ZJARRIT, KU ARMIKU PO SYNON TË NA MARRË MË SHUMË JETË, PASI REZISTENCA JONË DERI TANI E KA NDALUAR TË BËJË KËRDINË DUKE NA SHKATËRRUAR BARRIKADËN BLUZAVE TË BARDHA!


🔴 SOT JU BËJ NJË THIRRJE TË FORTË TË MOTIVOJMË TË GJITHA FORCAT SHPIRTËRORE DHE MENDORE BRENDA NESH, PËR TË USHQYER REZISTENCËN, DUKE MOS HARXHUAR ENERGJI PËR ASGJË TJETËR!


🔴 SOT JU LUTEM ME TË GJITHË FORCËN TA VENDOSNI SI KRYEFJALË TË ÇDO DITE NË VIJIM MOTON JETIKE TË LUFTËS SONË: EKONOMIA BIE DHE NGRIHET PRAPË, TË VDEKURIT NUK RINGJALLEN MË!

🔴 SOT ASGJË NUK VLEN MË SHUMË SE JETA DHE MBROJTJA E JETËS ËSHTË QËLLIMI, NE JEMI MJETI PËR REALIZIMIN E KËTIJ QËLLIMI NJERËZOR, QYTETAR, KOMBËTAR!

🔴 SOT, KUR SHUMË PREJ JUSH KANË FILLUAR TË MENDOJNË SHUMË GABIMISHT SE E KEQJA TANIMË S’ËSHTË RREZIKU I VDEKJEVE MASIVE, PO MBYLLJA NË SHTËPI HALLET EKONOMIKE, JAM I DETYRUAR T’JU JAP KËTË VIDEO RRËQETHËSE QË TA SHIKONI SI DO KISHIM PËRFUNDUAR, PO TË MOS ISHIM FUTUR MË SHPEJT SE TË TJERËT NË MBROJTJE, POR EDHE SE SI, MOS E DHËNTË ZOTI, MUND TË PËRFUNDOJMË NËSE PËR MUSTAQET E ÇELOS HAPIM JO SHUMË, PO PAK VRIMA NË BARRIKADAT TONA!


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas