Kryeministri Edi Rama u ka bërë dje thirrje drejtorëve rajonalë të Zyrave të Punës që të mos pranojnë asnjë ndërhyrje nga deputetët apo nga zyrtarët e tjerë për të punësuar persona të paaftë.
Gjatë një takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura në Kryeministri, shefi i qeverisë u ka lënë porosi drejtorëve të Zyrave të Punës që ta informojnë me mesazhe për çdo ndërhyrje për punësimet, raporton Panorama.
Për Kryeministrin, personat që do të punësohen duhet të kenë për bazë vetëm aftësinë dhe performancën individuale dhe jo teserën partiake. “Mos bëni punën e asnjë punonjësi të paaftë, por t’i shkarkoni pa marrë parasysh asnjë bindje politike apo kush e ka sjellë në punë. Merrni për bazë vetëm aftësinë dhe performancën individuale dhe nëse një ministër apo deputet ndërhyn për 1 punonjës të vetëm të paaftë, më çoni me sms emrin e deputetit apo ndërhyrjes”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë takimit pa media.
Më tej, Kryeministri u ka kërkuar drejtorëve të Zyrave Rajonale që të mbajnë ritmin e punësimit dhe të arrijnë objektivat e vendosura, në të kundërt do të ketë shkarkime. Kreu i qeverisë tha se për këtë muaj nuk do të kishte shkarkime të drejtorëve, sipas tij kjo nuk do të thotë që s’do ketë muajin tjetër.
“Faleminderit që më kursyet sikletin që të më duhej të shkarkoja ndonjë këtë muaj, por kjo nuk do të thotë që do ju fal muajin tjetër…e di që jeni zgjuar. Mbani ritmin”, mësohet të jetë shprehur Rama.
Nuk punsohen njerzit ne zyrat e punes ose nga zyrat e punes por punsohen ne fabrika uzina dhe ne bujqesi te cilat jane shkatrruar me dashie te plote nga te gjitha qeverite me qellimin e vetem te vjedhjes dhe te nxierjes njerezve te papune.Nuk mund ti thuash bujkut je i punsuar kur me qellim i ke prishur vaditjen dhe kullimin e tokes apo duke e mbytur me gjithcfar ka sa here i do qejfi qeverise dhe duke e grabitur popullin ne mas ne emer te demshperblimeve pa nxier asnje lloi pergjegjesie.Te gjithe administraten e ke ne vjedhie te perditshme mbasi nuk i ke emruar ne pune simbas arsimit por simbes mikut dhe kundrejt pageses kondraband dhe jo vetem nuk te zgjidhin pune por te ngatrojne po nuk i pagove.Qeveria nuk do qCdoe te punsohen njerez por kerkon vjedhjen e njerezve.Cdo gje tjeter propogand.