Kryesore

Rama komenton deklaratën e Bundestagut: Reagim i padrejtë, por listat do t’i hapim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:15 - 16/07/20 |
mapo.al

Nga foltorja e seancave plenare, Rama e konsideroi deklaratën e Johann Wadephul, zv/kryetar i grupit të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, një reagim disproporcional dhe të padrejtë.


Ndër të tjera, Rama shprehu vendosmërinë për hapjen e listave.


“Nuk është e lehtë ju e patë reagimin edhe të një personaliteti të Bundestagut një reagim disproporcional dhe në thelb i padrejtë me këtë parlament po nga tregon se sidoqoftë duhet të konsiderojmë mosprekjen e marrëveshjes se 5 qershorit. Nuk jam dhe këtë ua them sot, jemi Atdheu i Shën Thomait jo i Jezu Krishtit, por do i qëndrojmë deri në fund asaj që kemi vendosur te ligjet, do i hapim listat.


Sa dhe si do i diskutojmë në vijim kemi kohë. Askush nuk mund t’i ketë listat e hapura më pak se 2/3 dhe kemi rënë me konesesus se duhe të garantojmë të drejtat e grave. Shqipëria është rritur në vite si vend burrash por në fakt në Shqipëri shpëtimi gjithmonë kanë qene gratë edhe pse nuk janë parë si të tilla edhe ky parlament është shumë më i mirë se i mëparshmi se është shtuar prania e grave në sallë“, u shpreh Rama.


Kreu i qeverisë foli edhe për koalicionet kur u shpreh se nuk do të ndalohen, por do të funksionojnë si në Gjermani apo Itali, me program dhe lista të përbashkëta mes partive politike.


Etiketa: , , , ,

Pas