Kryeministri Edi Rama teksa ka folur në lidhje me miratimin e Reformës Zgjedhore e ka cilësuar një eksperiment të dështuar kërkesën e Partisë Demokratike për një qeveri teknike të krijuar për menaxhimin e zgjedhjeve. Rama tha për “Opinion” se qeveria teknike është një eksperiment i dështuar.
“Qeveria teknike është një eksperiment i dështuar. Nga kjo pikëpamje morën çfarë kërkuan. U kam thënë merrini të gjitha, por nuk merrni dot drejtimin e qeverisë. Ju mund ti mernri të gjitha, gjithë ministrisë, drejtoritë.
Të gjitha. Morën çfarë deshën. Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave. Pse duhet të përsëërisim një gjë që është bërë dhe nuk ka dhënë rezultat në lehtësimin e dhimbjes së humbjes dhe duhet të japë tani? Qeveria fitohet me zgjedhje”, tha Rama.
LEXO EDHE: