Aktualitet

Rama konferencë me Merkel: Rindërtimi pas tërmetit, përtej mundësive tona





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 27/01/20 |
mapo.al

Pas takimit, kryeministri Edi Rama dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dolën në një konferencë për shtyp përpara mediave. Kancelarja gjermane e vuri theksin te pasojat e tërmetit të 26 nëntorit dhe procesin e reformave të Shqipërisë. Ajo u shpreh se Gjermania do të jetë pjesë e konferencës së donatorëve që do të zhvillohet në datën 17 shkurt, për t’i ardhur në ndihmë vendit të prekur nga tragjedia e dy muajve më parë.


Ndërsa kryeministri Edi Rama veçoi se pasojat e tërmetit tragjik janë përtej mundësive të qeverisë shqiptare. Ai tha se Shqipëria nuk e përballon dot koston e rindërtimit, duke kërkuar ndihmën e vendeve të BE.




 

“Diskutuam për nevojën e madhe që Shqipëria ka, në procesin e vështirë të rindërtimit, i cili duke u bazuar në raportin e dëmeve, hartuar në bashkëpunim me BE, përmban një shumë që është përtej të gjitha mundësive tona për ta përballuar të vetëm”, u shpreh Rama.

Gjithashtu, temë diskutimi mes Ramës dhe Merkelit ka qenë edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe bashkëpunimi rajonal.

Kemi diskutuar dhe për perspektivën e integrimit të Shqipërisë dhe bashkëpunimin rajonal, ku roli i Gjermanisë ka qenë i jashtëzakonshëm me procesin e Berlinit. Në fund, dëshiroj të shpreh të gjithë konsideratën për mënyrën si ka nisur puna e Komisionit Evropian, të them që një dimension më i qartë do të jetë një ndihmë e madhe për ne dhe të gjithë rajonin”, tha kreu i qeverisë.

LEXO EDHE: 

Rama takon Merkel, kancelarja gjermane: Në Samitin e marsit do kërkoj çeljen e negociatave


Etiketa: , ,

Pas