Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Twitter, i bën thirrje kontrollorëve të Aeroportit të Rinasit, që të ndahen nga ata që i futën në lojën e çmendur me zjarrin.
Rama iu drejtohet kontrollorëve duke iu thënë se keni kohë deri nesër, përndryshe, nuk gjeni më vend në Albcontrol. “Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!“-thotë Rama.
Kryeministri Rama në Twitter:
Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!