Gjatë një takimi për prezamtimin e projekteve të reja në Tepelenë, kryeministri Edi Rama tha se ky qytet është zhvilluar shumë me Tërmet Pecin në krye të saj.
“…Sot jemi në një realitet që ka ndryshuar rrënjësisht. Pak vite me parë askush nuk ndalonte në Tepelenë dhe kur binte errësira ishte e pamundur të ecje në këmbë… Tërmeti (kryetari i bashkisë) me thoshte: “aman komandant të vëmë dritat se po gjejmë edhe shtëpinë tonë me të pyetur”.
Kryeministri Edi Rama tha gjithashtu se çmimet e shtëpive në Tepelenë janë rritur nga 10 milionë lekë të vjetra, sipas tij, kanë shkuar 40 milionë falë Rilindjes Urbane.
Ndërsa në Nivicë, Rama tha se tanimë nuk ka asnjë shtepi për t’u shitur nga 2.1 milionë lekë të vjetra që shiteshin para disa vitesh.