Aktualitet

Rama: Kush ishte shteti që ndihmoi Shqipërinë të niste vaksinimin në janar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:20 - 25/09/21 |
mapo.al

Prej muajsh ishte mbajtur e fshehtë nga kryeministri Rama, por vetë ai ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka treguar se cili ishte shteti që ka ndihmuar Shqipërinë të fillojë vaksinimin.






Në fjalën e tij Rama falenderoi Turqinë, për të cilën tha se bëri të mundur furnizimin me dozat për të bërë të mudnur fillimin e vaksinimit në Shqiëpri.


Gjithashtu kryeministri falenderoi edhe vendet e tjera që kontribuan me vaksina për vendin tonë.







“Është një nder i veçantë të mbaj këtë fjalë si përfaqësues i një vendi që i bashkohet për herë të parë Këshillit të Sigorimit të Kombeve të Bashkuara si anëtar jo i përhershëm. Rëndësia e këtij evenimenti për një shtet që jo shumë kohë më parë konsiderohej si një nga shtetet më të shtypur në botë, dhe ndjenja e përgjegjësisë me të cilën e marrim përsipër këtë rol, është shumë e madhe. Do të doja të falenderooja të gjithë anëtarët e OKB-së. Shqipëria i sjell Këshillit të Sigurimit pikëpamjen e një vendi të vogël por të angazhuar, i cili ka përjetuar kufijtë e izoluar dhe ka zbuluar mundësitë e bashkëpunimit shumëpalësh. Shqipëria dallohet për tolerancën fetare dhe besimin që sjell çdo kulturë.



Lexo edhe :  VIDEO/ Çfarë tha Rama që ngriti në këmbë kadetët amerikanë?

Është një kënaqësi të kthehem fizikisht në këtë sallë të madhe paqeje dhe të ndajmë mendimet për përballimin e pandemisë COVID-19, që për më shumë se 18 muaj ka shkaktuar dhimbje kudo. Edhe Shqipëria ka vuajtur nga kjo plagë. Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë të vaksinuar. Një nga mësimet e mëdha është se asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me të. Kjo është arsyeja pse në kulmin e krizës së COVID vitin e kaluiar, dhjetëra mjekë shqiptarë ikën në Itali për të ndihmuar.



I detyrohem një falenderim nga zemra atyre që na ndihmuan. Turqinë, që bëri të mundur dozat e nevojshme për të nisur vaksinimin. Komisionin Europian, Italinë, Greqinë e të tjerat që na u gjendën me dhurimet e tyre me vaksina.

Le t’i kujtojmë vetes se e ardhmja jonë formësohet nga mënyra se si ne bashkëpunojmë”, tha Rama ndër të tjera.

1


Etiketa: , , ,

Pas