Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rama: Kushdo që merr stafetën pas Merkel, të mos i kthejë kurrizin Rajonit

by mapo.al
14/09/2021
in Aktualitet, Politika
0

Kancelarja gjermane Angela Merkel e cilësoi procesin e Berlinit një hap pozitiv në raportet mes shteteve të rajonit.  Ajo tha se për një kohë të gjatë nuk ka pasur shkëmbime mes Shqipërisë dhe Serbisë duke theksuar se edhe pse BE nuk është aq e shpejtë në këtë drejtim, shumëçka është në rrugën e duhur. Rama, në përfundim të fjalës së tij, tha se kushdo që do të marrë stafetën pas Merkel, të mos i kthejë kurrizin rajonit

“Në fakt nuk e konsideroj të tillë. Nuk mund të themi se është mbaruar ndërtimi i autostradave të cenuara. Kemi shkëmbime në nivel shkencor. Sa i përket bashkëpunimit në nivel të shoqërisë civile.



Jam takuar me përfaqësues në vendin tuaj dhe më kanë treguar si funksionojnë. Për një kohë nuk ka pasur shkëmbime mes dy vendeve. Por që prej atij momenti kanë ndryshuar shumë gjëra. Ndoshta dhe BE nuk është aq i shpejtë sa duhej në këtë drejtim por shumë çka është në rrugën e duhur”, tha Merkel.

Ndërsa Rama e cilësoi Procesin e Berlinit një nismë që ka prodhuar edhe Ballkanin e Hapur që nga tre synon të përfshijë të gjashta vendet.

“Kur kancelarja na ka ftuar në Berlin në 2014 ishte hera e parë në historinë e këtij rajoni që liderët e të gjitha vendeve uleshin në tryezë, jo për të vrarë as për të folur për të shkuarën por për të folur për të ardhmen. Ky proces i hapi rrugë vendosjes së komunikimit në kushtet kur pavarësisht distancës së afërt nuk takoheshim. Procesi i Berlinit ka nevojë për kohën e vet.

Edhe Ballkani i Hapur që sot e kemi si nismë të tre vendeve dhe synon të përfshijë të gjashtë vendet, është rezultat i këtij procesi. Edhe konfliktet e trashëguara kanë më shumë mundësi të zgjidhen. Zonja nuk i duron fjalët si komplimente. Por ky nuk është kompliment. Ajo ka vendosur gur kilometrik në këtë aspekt. Jemi duke kapërcyer qindra vjet histori dhe jemi duke luftuar me një prapambetje.

Nuk e quaj dështim por një vizion afatgjatë për të realizuar atë që kancelarja ka paraparë. Kancelarja vjen nga një e shkuar që është e ngjashëm me tonën. Nuk do e kemi dikë në krye të politikës europiane që e di se çfarë është komunizmi dhe ndrydhja e lirive të njerëzve. Uroj që kushdo që do marrë stafetën të mos i kthejë kurrizin rajonit. Ballkani i Hapur është vetëdija se do i çojmë gjërat përpara pa pritur të na marrin përdore”, u shpreh Rama.

LEXO EDHE:

Rama në konferencë me Merkel: Integrimi ynë në BE, peng i nacionalistëve

Tags: BEintegrimi ne bemerkelProcesi i BerlinitrajoniRamastafeta“Ballkani i Hapur”

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Next Post
Konferenca Rama-Merkel më pak se 40 min dhe ‘protesta’ e gazetarëve nga Kosova

Konferenca Rama-Merkel më pak se 40 min dhe 'protesta' e gazetarëve nga Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In