Aktualitet

Rama lan duart nga mësuesit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:23 - 19/09/20 |
Nga Mirela Karabina

Fillimi i vitit shkollor ka dëshmuar qartë se sa të rrezikuar dhe të pambrojtur janë mësuesit, të cilët Qeveria i ka lënë në mëshirë të virusit. Edhe pse ka qenë shqetësim i madh i gjithë aktorëve për t’u njohur me protokollin e mbrotjes nga virusi dhe sigurisë së jetës së tyre në shkolla, autoritet përkatëse asnjëherë nuk e bënë publike të plotë atë.


Në fillim të shtatorit, Edi Rama do të shprehej se ai e dinte që me hapjen e shkollave do të rritej në mënyrë të konsiderueshme mundësia e infektimit nga Koronavirusi, por, sipas tij ishte vendimi i ekspertëve për hapjen e shkollave pasi i bënte mirë fëmijëve.


Dhe, po sipas tij, masat mbrojtëse ishin marrë nga qeveria por gjendja do të përkeqësohej, nëse mësuesit dhe nxënësit nuk do të silleshin në nivelin e duhur. Pra, asnjë përgjegjësi për vete shefi i qeverisë por ngarkoi mësuesit dhe nxënësit!


Ministrja e Arsimit do të deklaronte hërë pas here dhe me reklama 3D rëndësinë e përdorimin të maskave dhe dezinfektantëve dhe se çdo gjë ishte në dorë të drejtorëve rajonalë arsimorë e drejtorëve të shkollave, të cilët paskën hartuar rregullore të posaçme për masat anti-Covid. Gjithashtu dhe prindërit do të mbanin përgjegjësi për shëndetin e fëmijëve.


Pra, asnjë përgjegjësi Ministrja e Arsimit por ngarkoi drejtorët e mëdhenj dhe të vegjël, edhe prindërit!  Ndërsa, Kryetari i Bashkisë Tiranë do të tregonte “eksperiencën” e tij me virusin dhe se do të ishte i pashmangshëm infektimi nga Covid-19.
Pra, virusi do bëj punën e tij dhe nuk e ndalojmë dot!


Më një fjalë, asnjë nuk paska përgjegjësi as Rama dhe qeveria e tij, as Ministria e Arsimit, as Bashkitë ndërsa mësuesit, nxënësit, e prindërit, po!

Tronditëse! Dhe, qeveria jo vetëm i ngarkon mësuesit por dhe i braktis ato!

Kështu, edhe pse jemi në muajin e tetë të pandemisë, qeveria ka mbetuar akoma tek maskat dhe larja e duarve, duke mos marrë masa konkrete të rëndësishme mbrojtëse për sigurimin e jetës së tyre, në radhë të parë, dhe të nxënësve e prindërve gjithashtu.

Aq më tepër që, ky vit shkollor pandemik ka filluar me një bilanc negativ mungese ambjentesh mësimore për arsye të mos rikonstruksionit apo ndërtimit të shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe shembjes së shkollave ekzistuese nga babëzia e pushtetit për të përfituar nga rindërtimi i tyre.

Janë rreth 300 shkolla të dëmtuara dhe jashtë funksionit që ka sjellë mijëra nxënës të plasen në shkolla të tjera, me 4 turne mësimore, duke i kthyer pashmangërisht në vatra të nxehta infeksioni.

Gjithashtu, ngjarja e paprecedentë në shkollën “Jorenim De Rada” në Tiranë, ku 9 mësues u infektuan gjatë punës në përgatitjet e fillim të vitit, jo vetëm nuk u bë publike dhe u mbajt e fshehtë nga autoritetet, por nuk u mor asnjë masë për menaxhimin e situatës, kufizimit të përhapjes së virusit dhe kujdesit për jetën e mësuesve.

Fshehja dhe përdorimi politik i saj tregoi fytyrën e vërtetë të pushtetit të Edi Ramës, ku jeta e mësuesve nuk ka pikë vlere!
Ngjarjet e ditëve të fundit të infektimit të njërës nga drejtuesit e Gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë dhe të disa prej mësueseve, apo të mësuesve në Burrel dhe të nxënësve në shkolla të ndryshme dhe që nuk deklarohen as nga Ministria e Shëndetësisë dhe as nga Ministria e Arsimit, dëshmojnë rrezikshmërinë e përhapjes së virusit dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë për ta kontrolluar dhe ndaluar atë, duke vënë në rrezik jetën e mësuesve dhe nxënësve.
Gjendja është alarmante!

Shkollat po kthehen në bomba bilogjike për faj të makutërisë së Edi Ramës dhe qeverisë së tij pasi për mësuesin:
-nuk siguroi dhe nuk ka siguruar testimin e mësuesve për Koronavirus para fillimit të vitit shkollor dhe gjatë procesit mësimor;
-nuk ka siguruar futjen e mësuesve të rinj në sistem, pasi shkollat janë kthyer me katër turne dhe mësuesit nuk mund ta përballojnë këtë peshë oraresh të gjata;

-nuk ka siguruar maska dhe dezinfektantë falas për mësuesit pasi me shpenzimet e veta nuk e përballojnë dot;
-nuk ka siguruar asistencë shëndetsore për jetën e tyre;

-nuk ka siguruar asistencë psikologjike për mësuesit, pasi gjendja emocinale për arsye të përgjegjshmërisë së lartë për jetën ndikon negativisht në uljen e imunitetit të tyre.

Gjithashtu , qeveria nuk ka planifikuar buxhet për menaxhimin e situatës me Covid-19 në shkolla dhe akoma nuk ka siguruar ujin 24 orë, duke i kthyer ato në vatra të rrezishme të përhapjes së infeksionit;

Pra, situata është tejet e rëndë, aq më tepër që po flitet për një valë të dytë virusi.

Sigurisht që qeveria nuk është fajtore për Koronavirusin por ajo është përgjegjësja numër një për menaxhimin e situatës, sigurimin e jetës së mësuesve dhe nxënësve.

Një qeveri normale do ta kishte bërë këtë!

Përpjekja për ta ngarkuar me përgjegjësi mësuesin kur nuk i ke i siguruar atij jetën, është përtej logjikës.

Edi Rama dhe qeveria e tij kanë larë duart sot nga mësuesi duke e braktisur atë.

Dhe kjo, është tejet tronditëse…


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas