Aktualitet

“Rama largohet me djegie mandatesh” – Si ndryshoi qendrim Topalli pas 3 vitesh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:56 - 18/09/21 |
mapo.al

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka mbajtur dhe funksionin e nënkryetares së PD-së ka lëshuar kritika të forta ndaj kreut të demokratëve, Lulzim Basha për vendimin që mori për djegien e mandateve.







Topalli është shfaqur të enjten në emisionin ‘Opinion’ pas një mungese të gjatë në media dhe pas humbjes në zgjedhje me Lëvizjen për Ndryshim, nga e cila dha dorëheqjen si kryetare.







Ish-nënkryetarja e PD-së u shpreh se ishte ndjerë e frikësuar kur demokratët morën vendimin për të djegur mandatet në votimet e kaluara.



Me tone të ashpra ajo ironizoi vendimin e Këshillit Kombëtar të PD që sipas saj ngriti dorën lart për daljen e deputetëve nga Kuvendi, ndërkohë që shprehu qëndrimin kundër.



“Ka një foto në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së kur vendosin me djeg mandatet. Unë kur e kam parë atë fotot, të gjithë me dorë lart dhe ngriheshin që ti shikonte ai kryetari unë jam frikësuar. Si ka mundësi?!”, tha Topalli në Opinion.

Por vetë Topalli ka qenë ndër figurat e opozitës që ka hedhur tezën e djegies së mandateve. Madje ajo e ka quajtur si mënyrën e duhur për të rrëzuar Edi Ramën.

Në një interviste për Report Tv në vitin 2018, Jozefina Topalli këshillonte në distancë demokratët që të digjnin mandatet si e vetmja rrugë për të larguar kreun e qeverisë.

“Nëse do donin të largonin Edi Ramën një mënyrë ekstreme, po do ishte djegia e mandateve. Por nuk ekziston opozitë në Shqipëri”, theksonte ajo.

Jozefina Topalli në vitin 2018:
Nëse do donin të largonin Edi Ramën një mënyrë ekstreme, po, do ishte djegia e mandateve, por nuk ekziston opozitë në Shqipëri.

Jozefina Topalli në vitin 2021:
Ka një foto në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së kur vendosin me djeg mandatet. Unë kur e kam parë atë fotot, të gjithë me dorë lart dhe ngriheshin që ti shikonte ai kryetari unë jam frikësuar. Si ka mundësi?!

65


Etiketa: , ,

Pas