Media

Rama: Ligj kundër shpifjes në media, po na futen nëpër shtëpia






               Publikuar në : 12:00 - 18/04/19 |
mapo.al

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ndër të tjera kryeministri Edi Rama foli edhe për ligjin kundër shpifjes në media. Ai tha se nuk do të tërhiqet nga ky projektligj.


Rama theksoi se nuk mund të vazhdojë situata që kujtdo që i teket të shpifë të sajojë të pavërteta ndaj politikanëve.

“Do vijmë shpejt me ligjin kundër shpifjes. Nuk vazhdojmë dot të jemi mish për top i kujtdo që i teket të shpifë të sajojë të na futet nëpër shtëpia e të sakatojë të madh e të vogël në emër të lirisë. Këtu do të vijmë siç kemi premtuar, kemi punuar me OSBE, me një draft dhe do kërkojmë të shtrëngohet qartë në ligj rrethi i atyre që e kanë kthyer botën mediatike në llum”, tha Rama


Etiketa: , ,

Pas